Si mund te emigroj ne Kanada?

Kur pyetem nga te interesuarit si mund te vij ne Kanada e kam gjithmone te veshtire pasi pergjigjja nuk eshte e lehte. Te emigrosh ne Kanada eshte process qe ka rregulla dhe kritere. Shpjegimi me poshtem shpresoj te ndihmoje ti jape pergjigje pyetjes. 

1. Punesimi – ose emigracioni ekonomik eshte kategoria kryesore dhe me numrin me te larte te aplikuesve. Rregullat kane ndryshuar duke kufizuar programet dhe mundesite e aplikimit. Tek kjo kategori futen punesimi i perkohshem ose sezonal dhe punesimi i perhershem, qe nenkupton statusin e rezidentit te perhershem ne Kanada. Punesimi i perkohshem ofrohet per nje periudhe nje vjecare me te drejte zgjatje dhe nje vit tjeter.

Per disa kategori pune, pas dy vjetesh punesim te perkohshem, aplikuesi mund te perfitoje statusin e rezidentetit te perhershem. Disa nga programet e kesaj kategorie jane; Federal Skilled Worker, Temporary Work Permit, Canadian Economy Class, Ontario Provincial Nominee si dhe programe te tjera provincialeEshte me rendesi per ju te kuptoni se pavaresisht nga programi, aplikuesi duhet te siguroje nje oferte pune nga nje punedhenes Kanadez perpara se te nise aplikimin tek zyra e imgracionit per vizen perkatese. Ky eshte ndryshimi me thelbesor per aplikuesit pas ndryshimeve te ligjit per emigracionin. Perjashtim ben vetem programi Federal Skilled Worker ku aplikuesit mund te jene te suksessem ne aplikim edhe pa patur oferte pune ne Kanada nese arrijne numrin e nevojshem te pikeve.

2. Studimi ose shkollimi eshte menyre tjeter imigrimi qe mundeson aplikuesit, pas perfundimit te shkolles, te aplikojne per  punesim te perhershem ne Kanada dhe te perfitojne statusin e rezidentit te perhershem. Kjo menyre e mbeshtetur nga qeveria Kanadeze terheq ne Kanada cdo vit me mijera studente te cilet kane si synim shkolllimin dhe edukimin me kulturen Kanadeze, punesimin dhe qendrimin e perhershem ne Kanada.

3. Bashkimet familjare me sponsorizim. Qe nga 1 Korriku 2012  jane pezulluar sponsorizimet e femijeve qe kane statusin e residentit te perhershem ose shtetasve Kanadeze per prinderit e tyre pa kete status. Prinderit mund te vizitojne femijet nepermjet leshimit te vizave afatgjata nga zyra e imigracionit Kanadez. Prinderit me statusin e residentit te perhershem ose shtetasit Kanadez mund te sponsorizojne femijet e tyre qe nuk e kane kete status. Po keshtu dhe njeri bashkeshort mund te sponsorizoje bashkeshortin tjeter qe nuk e ka statusin e rezidentit ne Kanada.

4. Refugjatet ose azil kerkuesit jane kategori personash qe kerkojne mbrojtje nga shteti Kanadez si nje nga shume vendet qe kane nenshkruar Konventen per Mbrojtjen e Refugjateve. Kur jeta e nje personi rrezikohen ose eshte e pasigurt ne vendin e tij dhe autoritet perkatese nuk ofrojne mbrojtjen minimale te jetes se tij ose familjes, shteti Kanadez garanton mbrojtjen e jetes se personit dhe familjes se tij. Nga Shqiperia dhe Kosova persona qe kane kerkuar statusin e residentit te perhershem ne Kanada per shkak te gjakmarrjes dhe frikes dhe sigurise se jetes lidhur me gjakmarrjen kane siguruar mbrojtjen e shtetit Kanadez.

Disa kategori te tjera nuk po i permend pasi jane pezulluar dhe zyra e imigracionit ne Kanada nuk pranon aplikime per keto kategori.

Riorganizmi, ndryshimi ose pershtatje e rregullave te immigracionit me nevojat dhe politikat e reja te qeverise Kanadeze priten te njoftohen jo me pare se fillimi i vitit 2013.

Postimi tjeter do te jete; Si te siguroni pune ne Kanada?

18 Comments

Filed under Uncategorized

18 responses to “Si mund te emigroj ne Kanada?

  1. naser bllaca

    si te emigroi ne kanada

  2. Tara

    Ju lutem a mund te me ndihmoni dua te di sa vonon resident card se mu ka aprovu po nuk me ka ardhe akoma.
    Pres pergjigje
    Ju falemnderit

  3. malxaz khujadze

    Hello I am writing from georgia (georgia) please tell me how can I immigrate to Canada, the law.thank you

  4. emin

    si esht e munder te emigrojm me familje ne kanada jam i martuar dhe kam 4 femij me profesijon jam tregtar dhe kam biznis privat ne kosov

  5. Ardian

    Pershendetje
    A eshte e mundur qe nese shkon ne Canada me vise turistike per vizit pastaj te kerkosh ne zyret perkatse (Azil) qe te qendrosh ne Canada , a ka rregull apo ligj i cili nuk te kthen mbrapa, te lutem me jep pergjegje nese ke informacion

    • Pershendetje,

      Eshte thuajse e pamundur qe pas miratimit te vizes turistike tju pranohet kerkesa per statusin e refugjatit. Kjo pasi ne formularin per vize turistike juve do ju kerkohen te dhena te cilat lidhen me proceduren e kerkimit te statusit te refugjatit. Gjithesesi ne vleresim te fundit eshte zyra e emigracionit qe vendos lidhur me aplikimin tuaj. Nese kerkesa per aplikim per miratimin e statusit te refugjatit eshte e provuar dhe jeta juaj eshte vertet ne rrezik nese ktheheni ne vendin e origjines mundet qe kerkesa per statusin e refugjatit te merret parasysh pavaresiht te dhenave qe keni dhene te aplikimin per vize turistike.

      Mbaj parasysh se procedura pas kerkeses per aplikim tani eshte shume e shkurter dhe brenda pak muajsh do merret vendim nese ju do ktheheni ose do ju aprovohet statusi.

      Suksese,

      Daniel

  6. per te ardhur ne canada ne familje te gusht

  7. a ka ndonje qe te dergon ne menyr ilegale dhe sa lek kerkon

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s